Nishani bojkoton Samitin e Ohrit, mbështet Kosovën

Nishani bojkoton Samitin e Ohrit, mbështet Kosovën

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, nuk e mbështet lënien jashtë Samitit të Ohrit të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Kjo është edhe arsyeja që Nishani nuk do të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve të SECP, (Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore), që do të zhvillohet në Ohër më

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, nuk e mbështet lënien jashtë Samitit të Ohrit të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Kjo është edhe arsyeja që Nishani nuk do të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve të SECP, (Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore), që do të zhvillohet në Ohër më datë 1  dhe 2 qershor 2013.

Në një njoftim për mediat presidenca shqiptare ka deklaruar se ky veprim i Maqedonisë, si vend organizues i samitit, bie në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit dhe të dialogut në rajon.

“Jahjaga, nuk është ftuar të marrë pjesë në këtë eveniment, në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit dhe të dialogut që mbizotëron në rajon dhe që lehtëson arritjen e synimit të përbashkët, atë të integrimit evropian”,- shkruan “Panorama”.
“Lënia e Kosovës jashtë Samitit është bërë nën presionin e Serbisë, në kundërshtim të hapur me marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe më konkretisht në shkelje te nenit 14 të Marrëveshjes Thaçi-Daçiç të nënshkruar në Bruksel, më 19 prill, 2013.”- thuhet më tej në deklaratën e Zyrës për Shtyp.

 

/Romina Qama/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar