Transporti urban ngelet një ndër problematikat më të theksuara dhe të përsëritura edhe gjatë fushatës elektorale por jo vetëm. Pavarësisht premtimeve të shumta dhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, duket se problemet janë të njëjta. Oraret, shpeshtësia e urbaneve, kushtet e tyre, apo trafiku janë vetëm disa nga problematikat më të përfolura.
Transporti urban ngelet një ndër problematikat më të theksuara dhe të përsëritura edhe gjatë fushatës elektorale por jo vetëm. Pavarësisht premtimeve të shumta dhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, duket se problemet janë të njëjta. Oraret, shpeshtësia e urbaneve, kushtet e tyre, apo trafiku janë vetëm disa nga problematikat më të përfolura. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka premtuar korsitë e dedikuara që në 2015, më pas në 2017 dhe po ashtu në 2019. Tani po prapë në 2023. Për të folur mbi disa nga problematikat e transportit urban, kemi intervistuar kryetarin e shoqatës së transportit urban z. Dashnor Memaj.
Cilat janë ndër problematikat më të theksuara në transportin publik ?
– Transporti publik prej kohësh ka ngritur shqetësimet mbi mbarëvajtien e shërbimit , shqetësim ngelet përmirësimi infrastukturës dhe heqia e disa taksave të karburantit, ulja e pragut tvsh-së në shitje,rimbursimi i kategorive që udhëtojnë falas dhe ndikimi në rritjen e pagave të sektorit duke qenë se ka ikje masive të punonjësve.
Cfarë përgjigje keni pasur mbi këkrkesën që keni bërë në lidhje me korsitë e dedikuara dhe si do e përmirësonin këto korsi shërbimin e ofruar?
-Korsitë e dedikuara një ndër disa kërkesa të infrastukturës do ndikonin në rritjen e shpejtësisë së lëvizjes duke bërë që qytetarët të ikin në destinacion më shpejt por dhe të ndikojnë në përmirësimin e lëvizjes së fluksit të lëvizjes, aktualisht jemi në fazë premtimesh dhe asgjë konkrete. Ne shpresojmë që premtimet të mbahen,
Cfarë mund të thoni mbi kushtet dhe shërbimin që ofrojnë urbanet dhe a ka subvencione nga qeveria mbi përmirësimin e këtyre kushteve?
Urbanët në përgjithësi janë në kushte të mira duke qenë se secili mjet është i kompletuar me dokumentacionin përkatës dhe akt komoditetin dhe kolaudimin,etj.
Subvensioni nga qeveria është ndërprerë me 31 tetor të 2022. Bashkia jep në bazë të kilometrit 1 milionë eurot, që ka nxjerrë që në vitin 2022 në fillim të vitit dhe e shpërndan në bazë të performancës së operatorëve për rrugët që bëjnë.
Një problematikë tjetër është dhe shpeshtësia e urbaneve, cfarë kushtesh duhet të plotësohen që të kemi një rritje të numrit të autobusëve?
-Shpejtësia e lëvizjes nuk është në dorë të operatorëve përderisa urbanët lëvizin në rrugë bashkë me makinat private e për shkak të trafikut ka një shpejtësi tejet të ulët dhe kjo ndikon dhe në konsumin e madh të karburantit.
Po përsa i përket kostos së operimit të urbaneve, a mbulojnë qytetarët çdo shpenzim me biltën prej 40 lekësh?
-Bileta 40 lekë ku brenda ka tvsh-n me të paguhen punonjësit, karburanti sigurimet,dokumentuesit e mjeteve, servisi etj nuk është në nivel të lartë përderisa çdo gjë tjetër është rritur, vetëm bileta e pandryshuar.
A keni pasur bashkëpunim nga Bashkia mbi kapërcimin e problematikave të ndryshme që mund të keni pasur dhe a mund të na tregoni ndonjë rast?
-Bashkëpunimi ka qenë në kërkesa e premtime por kurrë një zgjidhje përfundimtare që të ketë shërbim më cilësor, mjete më të mira, shpejtësi më të lartë lëvizjeje.
Subvensioni për 6 muaj i dha frymëmarrje sektorit për të mos falimentuar kur nafta ishte 240-260 lekë për litër.
Marina Zela
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *