Përmirësimi i kushteve të motit ditët e fundit pritet të normalizojë edhe situatën nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Ndërprerja e shkarkimeve nga portat e hidrocentraleve ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e situatës në këtë zonë. Burime nga salla e komandës pranë hidrocentralit të Fierzës theksojnë se në orët e mëngjesit të sotëm prurjet e ujërave arrijnë
Përmirësimi i kushteve të motit ditët e fundit pritet të normalizojë edhe situatën nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Ndërprerja e shkarkimeve nga portat e hidrocentraleve ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e situatës në këtë zonë.
Burime nga salla e komandës pranë hidrocentralit të Fierzës theksojnë se në orët e mëngjesit të sotëm prurjet e ujërave arrijnë në mbi 550 metër kub në sekondë. “Por, duke qenë se niveli i ujërave të liqenit është 296,50 metra mbi nivelin e detit, sërish prurjet e ujit konsiderohen të larta”, theksojnë këto burime.
Kontrolli i liqenit të Fierzës nëpërmjet shkarkimeve nga portat e hidrocentralit është i domosdoshëm, pasi shërben si rregullator edhe për dy liqenet e tjerë të kaskadës së Drinit, Vaut të Dejës dhe Komanit.
Në liqenin e Fierzës, sipas specialistëve, puna vazhdon normalisht deri në nivelin e 296 metrave mbi nivelin e detit, ndërsa në raste të rralla mund të shkojë deri në 298 metra. /Amela Shehi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *