Ministria e Kulturës tërhiqet ndaj vendimit , për ndryshimin që kërkonte të bënte në art dhe kulturë , ndryshime që shkaktuan një provokim tek komuniteti artistik në vend. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura për kamerat në Ministrinë e Kulturës. Vendimi për pezullimin e projektligjit u vendos si pasojë e presionit që
Ministria e Kulturës tërhiqet ndaj vendimit , për ndryshimin që kërkonte të bënte në art dhe kulturë , ndryshime që shkaktuan një provokim tek komuniteti artistik në vend.
Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura për kamerat në Ministrinë e Kulturës.
Vendimi për pezullimin e projektligjit u vendos si pasojë e presionit që ushtuan organizatat jofitimprurëse aktive të skenës së artit dhe të kulturës.Si rrjedhojë nga kërkesat e artistëve që Teatri të mos zhvendoset tek Turbina dhe të pezullohet projektligji rezulton me fitore prej vendimit përfundimtar nga Kumbaro .
Nga ana tjetër Ministria e Kulturës nuk pranon të diskutojë rikthimin e Qendrës Kombëtare për Artin dhe Kulturën .
Po ashtu pritet që projekligji i ri të hartohet njëkohësisht me strategjinë kulturore , t’iu japë pavarësi institucioneve për artin dhe kulturën, në përzgjedhjen e drejtuesve si dhe të bordit artistik.
Me këtë organizim të konsultimeve të skenës së pavarur dhe me organizatat e tjera të artistëve është ngarkuar zëvendësministria Valbona Shujaku , për të hartuar këto dy dokumente me rëndësi për politikat kulturore të artit në vend.
Përgatiti: F. BUSHI
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *