Merkato: Sanches i shkel syrin Milanit, kuqezinjtë afrohen dhe me Faivre

Merkato: Sanches i shkel syrin Milanit, kuqezinjtë afrohen dhe me Faivre

Nga Emal Spahiu Milan po e merr seriozisht çështjen e Renato Sanches. Gjithçka nisi nga një sondazh, por deklaratat e tij kanë nxitur jo pak drejtuesit për të tentuar një marrëveshje dhe për ta afruar në Milano. Në Francë, mësohet se Sanches, në një intervistë të dhënë për gazetën prestigjoze L’Equipe, ka pohuar dëshirën e

Nga Emal Spahiu

Milan po e merr seriozisht çështjen e Renato Sanches. Gjithçka nisi nga një sondazh, por deklaratat e tij kanë nxitur jo pak drejtuesit për të tentuar një marrëveshje dhe për ta afruar në Milano.

Në Francë, mësohet se Sanches, në një intervistë të dhënë për gazetën prestigjoze L’Equipe, ka pohuar dëshirën e tij për të provuar veten në një klub më të madh dhe aprovon hipotezat që e lidhin atë me një kalim tek Milan. “Di gjë jam gati në rast se një ofertë e duhur vjen do e vlerësoj. Milan është klub i madh, me histori dhe me shumë klas. E pëlqej shumë”, tha mesfushori për gazetën francize.

Profili i tij shihet i përshtatshëm për skemat e trajnerit Pioli, i cili mund ta përfshijë në vend të njërit prej Bennacer dhe Kessie, të cilët do mungojnë kuqezinjve në disa ndeshje, për shkak të angazhimeve të tyre në Kupën e Afrikës me kombëtarët respektive.

Sanches ka një kontratë me klubin francez deri në vitin 2023 dhe vlera e tij e kartonit shkon 30 milionë euro. Ai mund të largohet për më pak nëse formula e propozuar nga Maldini dhe Massara arrin të bind drejtuesit e Lille. Marrëdhëniet mes klubeve janë të shkëlqyera dhe lojtari mund të përfitojë që të bashkohet me ish shokët e skuadrës si Maignan dhe Leao, të cilët janë kthyer në elemente të rëndëisishmë për Piolin në formacionin startues.

FAIVRE- Emri i tij është i lakuar që prej merkatos së verës, por marrëveshja dështoi mes klubeve për shkak të pretendimeve të Brest. Situata tani ndryshon, me mesfushorin me tipare sulmuese, i cili këmbëngul të kalojë tek Milan. Deklaratat e disa ditëve më pare pohojnë dëshirën e tij për tu transferuar në San Siro dhe kërkesa e fundit e drejtuesve të klubit frnacez ka zbritur në 14 milionë euro.  

Objektiv.al

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar