Mbajtja e shamisë në vendet publike, dënim me gjobë

Mbajtja e shamisë në vendet publike, dënim me gjobë

Miratohet ligji në parlamentin danez për mbajtjen e shamisë islamike në hapësirat publike duke sjellë kështu ndikim edhe në vendet e tjera europiane si Franca dhe Belgjika. “ Çdo person që, në vendet publike, mban një shami që i fsheh fytyrën, dënohet me gjobë”, thuhet në tekstin e miratuar me 75 vota pro dhe 30

Miratohet ligji në parlamentin danez për mbajtjen e shamisë islamike në hapësirat publike duke sjellë kështu ndikim edhe në vendet e tjera europiane si Franca dhe Belgjika.

“ Çdo person që, në vendet publike, mban një shami që i fsheh fytyrën, dënohet me gjobë”, thuhet në tekstin e miratuar me 75 vota pro dhe 30 kundër. Ky projektligj, i cili u hartua nga qeveria e qendrës së djathtë, mbështetet edhe nga dy forcat e tjera politike, nga ajo socialdemokrate dhe Partia Popullore Daneze.

Prej datës 1 gusht, me hyrjen në fuqi të këtij ligji më të ri, çdo person që do të shikohet në vendet publike me shami do të dënohet me një gjobë prej 1000 korona daneze (134 euro). Nëse kjo shkelje përsëritet, gjoba mund të arrijë deri në 10000 korona.

M.Kërçeli

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar