MASH: 25 degë të reja në universitete

MASH: 25 degë të reja në universitete

Rreth 25 degë të reja pritet të hapen këtë vit në universitetet publike të vendit. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës pohon se pjesa më e madhe e këtyre programeve të studimit janë në Tiranë. Sipas ministrisë degët e reja do të jenë në Universitetin e Tiranës, Politeknik dhe atë Bujqësor, më tej specialistët e MASH

Rreth 25 degë të reja pritet të hapen këtë vit në universitetet publike të vendit. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës pohon se pjesa më e madhe e këtyre programeve të studimit janë në Tiranë.

Sipas ministrisë degët e reja do të jenë në Universitetin e Tiranës, Politeknik dhe atë Bujqësor, më tej specialistët e MASH sqarojnë se: “Një grup pune, në bashkëpunim edhe me universitetet, ka studiuar ku janë nevojat dhe është vendosur që të jenë një sërë programesh studimi, kryesisht të nivelit ‘Bachelor’, por edhe ‘Master”.

Vitin e kaluar në 11 universitete publike të vendit maturantët kishin mundësi të zgjidhnin 10 degë mes 303 programeve studimi, ndërsa me shtimet e reja ky numër pritet të arrijë në rreth 330 degë. Këtë vit priten që të rriten me të paktën 9 për qind kuotat e pranimit në shkollat e larta.

 /Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar