Masakra e Kajros: Pas kësaj, a do t’i besojnë më myslimanët kutisë së votimit?

Masakra e Kajros: Pas kësaj, a do t’i besojnë më myslimanët kutisë së votimit?

Nga: Robert FISK Botuar më 14 gusht 2013 në të përditshmen “The Independent”. Kjo shënon një pikë tragjike, prej së cilës, Egjiptit do t’i duhen vite të rimarrë veten. Poçja egjiptiane është thyer. Uniteti i Egjiptit, ngjitësja thelbësore që mbante të lidhur kombin së bashku që prej përmbysjes së monarkisë në vitin 1952, është shkrirë

Nga: Robert FISK

Botuar më 14 gusht 2013 në të përditshmen “The Independent”.

Kjo shënon një pikë tragjike, prej së cilës, Egjiptit do t’i duhen vite të rimarrë veten.

Poçja egjiptiane është thyer. Uniteti i Egjiptit, ngjitësja thelbësore që mbante të lidhur kombin së bashku që prej përmbysjes së monarkisë në vitin 1952, është shkrirë midis masakrave, betejave me armë dhe tërbimit të shtypjes së Vëllazërisë Myslimane. Qindra të vdekur , 200-300 “martirë”, nuk bën asnjë ndryshim ndaj rezultatit: për miliona egjiptianë, rruga e demokracisë është grisur midis zjarrit dhe brutalitetit ku tashmë gjenden. A do t’i besojnë më myslimanët kutive të votimit?

Kush mund ta mendonte se disa përkrahës të Vëllazërisë Myslimane do të ngrinin kallashnikovët në rrugët e Kajros? Po që mbështetësit e ushtrisë dhe të “qeverisë së përkohshme”, në zonat e shtresës së mesme të kryeqytetit, jo më pak, kanë konfiskuar armët e tyre ose kanë armë të prodhuara vetë dhe filluan të kundërpërgjigjen. Kjo nuk është luftë vëllazëri kundër ushtrisë, edhe pse kjo është ajo  çfarë zyrtarët perëndimorë përpiqen të portretizojnë. Dhuna e ushtruar ka krijuar një ndarje brenda shoqërisë egjiptiane, e cila, duket se kërkon vite për t’u shëruar, në mes të të majtëve, sekularistëve dhe të krishterëve nga njëra anë si dhe fshatarëve sunitë myslimanë nga ana tjetër, në mes të njerëzve dhe policisë, në mes vëllazërisë dhe ushtrisë. Kjo është arsyeja pse Mohamed el-Baradei dha dorëheqjen. Djegia e kishave ishte një rrjedhim logjik i pashmangshëm i këtij biznesi të tmerrshëm.

Në Algjeri në vitin 1992, në Kajro në vitin 2013 dhe kush e di se çfarë do të ndodhë në Tunizi në javët dhe muajt e ardhshëm? Myslimanët, të cilët fituan pushtet me drejtësi dhe në mënyrë demokratike nëpërmjet të votave të përbashkëta, u hoqën nga pushteti. E kush mund ta harrojë rrethimin e Gazës, kur palestinezët votuan përsëri në mënyrë demokratike për Hamasin? Pa marrë parasysh se sa gabime ka bërë vëllazëria në Egjipt, presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike prej tyre, Mohamed Morsi u përmbys nga ushtria. Ai ishte një grusht shteti dhe John Mc Cain kishte të drejtë të përdorë këtë term.

Vëllazëria, natyrisht duhej që kohë më parë të frenonte ”dashurinë për vetveten” dhe të përpiqej të përshtatej brenda guaskës së pseudo-demokracisë që ushtria lejoi në Egjipt, jo për shkak se ishte e drejtë apo e pranueshme por sepse ishte një alternativë e detyruar që të kthehej në ilegale, të arrestimeve në mesnatë, torturave dhe martirizimit. Ky ka qenë roli historik i Vëllazërisë, me periudhat e turpshme të bashkëpunimit midis pushtuesve britanikë dhe diktatorëve ushtarakë egjiptianë. Një kthim në errësirë ​​sugjeron vetëm dy rezultate: Vëllazëria do të shuhet në dhunë ose do të ketë sukses në disa kohëra të largëta në krijimin e një autokracie islamiste.

Opinionistët filluan punën e tyre helmuese përpara se kufoma e pare të ishte në varrin e saj. A mund të shmangë Egjipti një luftë civile? A do të fshihet vëllazëria “terroriste” nga ushtria besnike? Po në lidhje me ata që demonstruan përpara përmbysjes së Morsit? Tony Blair ishte vetëm një nga ata që folën për “kaosin” e pashmangshëm për mbështetësit e Gjeneralit Abdul-Fatah el-Sisi. Çdo incident i dhunshëm në Sinai, çdo armë në duart e Vëllazërisë Myslimane tani do të përdoren për të bindur botën se organizata, larg nga të qënit një lëvizje e armatosur e dobët, është një lëvizje e mire organizuar islamike, krahu i djathtë i al-Kaedës.

Historia mund të marrë një pikëpamje tjetër. Me siguri do të jetë e vështirë për t’u shpjeguar se si mijëra, ndoshta miliona egjiptianë të arsimuar dhe liberalë vazhdojnë t’i japin mbështetjen e tyre të përzemërt gjeneralit, i cili shpenzoi shumë kohë pas përmbysjes së Mubarakut duke justifikuar testet që ushtria kreu me protestueset femra në Sheshin Tahrir. El-Sisi do të jetë nën shqyrtim në ditët në vazhdim, ai është parë gjithmonë si në favor të vëllazërisë, edhe pse kjo ide mund të ketë ardhur pasi gruaja e tij është e mbuluar. Dhe shumë prej intelektualëve të shtresës së mesme, të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre për ushtrinë do të duhet të analizojnë mirë ndërgjegjen e tyre, për të vepruar në ngjarjet e ardhshme.

A kishte mundësi nobelisti dhe eksperti bërthamor Mohamed el-Baradei, personaliteti më i famshëm në sytë e Perëndimit, por jo në syrin e ‘’qeverisë se përkohshme’’ egjiptiane, të qëndronte në pushtet? Sigurisht që jo. Ai duhej të largohej sepse ai kurrë nuk e synonte një rezultat të tillë politik kur ra dakord për të mbështetur zgjedhjen e ushtrisë për ministrat pas grushtit të shtetit të muajit të kaluar. Por një grup shkrimtarësh dhe artistësh, të cilët insistonin në lidhje me grushtin e shtetit si thjesht një fazë tjetër në revolucionin e 2011, do të duhet që pas dorëheqjes të el-Baradeit, të përdorin një gjuhë goxha të zymtë për të shpëtuar nga fajin moral i këtyre ngjarjeve.

Megjithatë, për pyetjen se a do të thotë kjo një fund të Islamit politik, për momentin, padyshim. Vëllazëria nuk është në kushtet e përshtatshme për të realizuar më shumë eksperimente në demokraci, pasi rreziku i menjëhershëm është refuzimi. Nëse nuk ka liri ka vetëm dhunë. A do të kthehet Egjipti në një tjetër Siri? Nuk ka gjasa. Egjipti nuk është një shtet me ndarje të ndryshme, kurrë nuk ka qenë, edhe pse me 10 për qind të popullsisë të krishterë, e as një shtet i dhunshëm. Ai kurrë nuk përjetuar egërsinë e kryengritjeve algjeriane kundër kryengritësve francezë, sirianë, libanezë dhe palestinezë. Por fantazmat e shkuara do ta ulin kokën me turp sot, për shembull revolucionisti i madh i vitit 1919, Saad Zaghloul apo gjenerali Muhammad Neguib, traktatet e tij revolucionare të vitit 1952 ngjajnë më kërkesat e njerëzve të Tahririt në vitin 2011.

Por po, diçka vdiq në Egjipt. Jo revolucioni, por për të gjithë botën arabe vdiq integriteti i pronësisë së njerëzve, të cilët, janë ata dhe jo udhëheqësit që zotërojnë vendin tyre, megjithëse të përgjakur. Vdiq pafajshmëria, natyrisht, si ç bën çdo revolucion pas. Jo, ajo çfarë skadoi ishte ideja se Egjipti ishte nëna e përjetshme e kombit arab, ideal nacionalist, pastërtia e historisë në të cilin Egjipti është konsideruar t’i shikojë të gjithë njerëzit si bijtë e tij. Sepse viktimat e Vëllazërisë…së bashku me policinë dhe përkrahësit pro-qeveritarë, edhe ata ishin bijtë e Egjiptit. Por askush nuk tha kështu. Ata u bënë “terroristët”, armiqtë  e popullit. Kjo është trashëgimia e re e Egjiptit.

Përgatiti në shqip: Jola LLOZHI

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar