Kontakti me energjinë elektrike dhe tensioni i lartë janë bërë shkak për vdekjen e një eliktricisti në Malësinë e Madhe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrapsh, Komuna Kastrat e rrethit Malësi e Madhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. I riu 27-vjeçar, me detyrë elektricist në CEZ, ka qenë duke punuar në një
Kontakti me energjinë elektrike dhe tensioni i lartë janë bërë shkak për vdekjen e një eliktricisti në Malësinë e Madhe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrapsh, Komuna Kastrat e rrethit Malësi e Madhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
I riu 27-vjeçar, me detyrë elektricist në CEZ, ka qenë duke punuar në një kabinë elektrike në fshatin Stare, Komuna Kastrat kur është aksidentuar rëndë.
Ai është transportuar për në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Policia ka kryer veprimet hetimore e proceduriale dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *