Magjia e Eurovision Song Contest 2015

Një skenë plot drita, në formën e një syri, kështu është konceptuar për këtë vit skena e magjishme e Eurovision Song Contest 2015. Këtë vit festivali i 60-të do të zhvillohet në Vienna, Austri. Gjysmëfinalet do të mbahen me datë 19 & 21 May 2015 dhe finalja me datë 23 May. Slogani “Building Bridges” (Ndërtimi

Një skenë plot drita, në formën e një syri, kështu është konceptuar për këtë vit skena e magjishme e Eurovision Song Contest 2015. Këtë vit festivali i 60-të do të zhvillohet në Vienna, Austri.

orf_szaraniec_20150421150926_cut_brb

Gjysmëfinalet do të mbahen me datë 19 & 21 May 2015 dhe finalja me datë 23 May. Slogani “Building Bridges” (Ndërtimi i urave), është përqafuar nga të gjithë shtet, plot 39 shtete të cilat do të konkurrojnë për këngën më të mirë Europiane. “Vizioni për Eurovision Song Contest 2015 është urë nga e kaluara e në të tashmen dhe të ardhmen pra syri është një simbol i kësaj ure. Një respekt i ndërsjellë midis kulturave, vendeve dhe njerëzve” shpjegon Kathrin Zechner, drejtor i ORF TV.

elhaida_dani_8

Shqipëria këtë vit do të përfaqësohet nga këngëtarja Elhaida Dani. I’m alive ka thyer çdo rekord pasi në të gjitha sondazhet për eurovisionin ka dalë në vend të parë, dhe mban vendin e dytë në Youtube me plot 2,152,765 shikime. https://www.youtube.com/watch?v=lZJdWUmxxZw

Shqipëria do të prezantohen në natën e parë dhe e 14-ta në radhë. Elhaida Dani është një yll i vërtetë por jo vetëm në vendin e saj në shtëpi në Shqipëri por edhe në Itali, pasi ka fituar The Voice of Italy në 2013, ajo ka pasur shumë oferta të suksesshme dhe turne. Arritja më e madhe në Shqipëri është kur fitoi vendin e parë në Festivalin i Këngës në dhjetor 2014 e që fitoi të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2015.

orf_szaraniec_20150421150918_cut_brb buehne2_c_TH_fertig1 buehne3_c_TH_fertig

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar