Kujdesi i femijëve ndaj gripit

Kujdesi i femijëve ndaj  gripit

Gripi në këtë sezon shumë shpesh i mundon fëmijët dhe mund të shkaktojë komplikime të rënda shëndetësore. Sipas mjekëve, disa nga komplikimet që shkakton gripi janë temperatura e lartë deri në bllokim të frymëmarrjes. Disa nga shenjat e gripit janë temperatura e lartë 38-39-deri në 40 gradë, të vjella, rrufë dhe pak kollë. Komplikimet e

Gripi në këtë sezon shumë shpesh i mundon fëmijët dhe mund të shkaktojë komplikime të rënda shëndetësore.

Sipas mjekëve, disa nga komplikimet që shkakton gripi janë temperatura e lartë deri në bllokim të frymëmarrjes. Disa nga shenjat e gripit janë temperatura e lartë 38-39-deri në 40 gradë, të vjella, rrufë dhe pak kollë.

Komplikimet e shkaktuara nga gripi nuk mund të parandalohen me barna, dhe sidomos jo me antibiotik. Shumë nëna sapo shohin fëmijën që po e zë gripi, menjëherë mundohen ta mjekojnë me barna që të mos zhvillojë bronkopneumoni.

Dhënia e antibiotikëve kur fëmijët janë me probleme, nuk e parandalon sëmundjen, por përkundrazi mund ta favorizojë atë.

Temperatura e lartë, bllokimi i frymëmarrjes dhe kolla e fortë i lodhë aq shumë pacientët e vegjël me këtë rast fytyra e tyre është e verdhë dhe ka shumë pak gjallëri për të qenë të tillë.

Kështu, gripi apo viroza e panjohur nuk i kursen të vegjlit. Nga ana tjetër prindërit shprehen të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre dhe shpresojnë që ata të bëhen më mirë dhe të mos mbeten dyerve të spitalit.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar