Kreu i “Bundesbank” vjen sot në Tiranë

Kreu i “Bundesbank” vjen sot në Tiranë

Jens Weidmann, njeriu më i fuqishëm i sistemit bankar në Europë, së fundmi  gjen kohë të vizitojë Shqipërinë. Weidmann është guvernatori i Bankës Qendrore të Gjermanisë (“Bundesbank”) dhe do të vizitojë sot Tiranën, ku mësohet se do të zhvillojë një takim me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Nuk jepen detaje të axhendës dhe

Jens Weidmann, njeriu më i fuqishëm i sistemit bankar në Europë, së fundmi  gjen kohë të vizitojë Shqipërinë.

Weidmann është guvernatori i Bankës Qendrore të Gjermanisë (“Bundesbank”) dhe do të vizitojë sot Tiranën, ku mësohet se do të zhvillojë një takim me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Nuk jepen detaje të axhendës dhe për çfarë do të diskutohet në këtë takim, madje kjo e drejtë i është mohuar edhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës. Mësohet se ky takim do të bëhEt me Fullanin dhe drejtorët e departamenteve.

Prej më shumë se tre  vitesh,vendi ynë kërcënohet nga borxhet. Weidmann vjen në një moment tepër të vështirë për financat, por edhe për pozitën e homologut të tij, Fullani, i cili së fundmi është kritikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpenzimet e ekzagjeruara dhe mungesën e një disipline.

/Ariana Saraçi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar