Katër shqiptarë janë plagosur mbrëmjen e së dielës në fshatin Mirofc të Podujevës. Ngjarja ka ndodhur në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Radio Televizioni i Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani e ka konfirmuar rastin. Ai tha se dyshohet të ketë pasur shkëmbim zjarri ndërmjet disa personave, ku dyshohet se kanë qenë
Katër shqiptarë janë plagosur mbrëmjen e së dielës në fshatin Mirofc të Podujevës. Ngjarja ka ndodhur në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Radio Televizioni i Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani e ka konfirmuar rastin. Ai tha se dyshohet të ketë pasur shkëmbim zjarri ndërmjet disa personave, ku dyshohet se kanë qenë duke prerë dru në mal.
Sipas tij, Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura.
Ndërsa mediat serbe raportojnë për së paku dy shqiptarë të plagosur në kufirin Kosovë-Serbi,nga përfaqësuesit e xhandarmërisë serbe dhe sipas komandantit të këtij njësiti serb, Bratislav Dikiq, shqiptarët kanë qenë duke prerë dru ilegalisht.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *