Koretë marrëveshje për ribashkim familjar

Koretë marrëveshje për ribashkim familjar

Korea Jugore dhe Korea Veriore janë pajtuar në vazhdimin e bashkimit familjar gjatë muajit të ardhshëm, për familjet që ishin ndarë nga Lufta e Koresë në periudhën 1950-53. Ministria e Unifikimit të Koresë Jugore tha sot, gjatë një konference për shtyp, se ribashkimi do të zhvillohet prej datës 25 deri më 30 shtator, në zonën

Korea Jugore dhe Korea Veriore janë pajtuar në vazhdimin e bashkimit familjar gjatë muajit të ardhshëm, për familjet që ishin ndarë nga Lufta e Koresë në periudhën 1950-53.

Ministria e Unifikimit të Koresë Jugore tha sot, gjatë një konference për shtyp, se ribashkimi do të zhvillohet prej datës 25 deri më 30 shtator, në zonën Kumgang në Korenë Veriore.

Ministria tha se 100 familje nga secili vend do të zgjidhen për të marrë pjesë në programin e përkohshëm të ribashkimit, që është i pari në tri vitet e fundit.

Të dy palët e pezulluan këtë program në vitin 2010, për shkak të ngritjes së tensioneve ushtarake ndërmjet dy shteteve.

Zëdhënësi i ministrisë së unifikimit të Koresë Jugore, Kim Hyung-Suk, tha se të dy palët do të vazhdojnë bisedimet për një takim të ardhshëm në muajin nëntor.

Miliona koreanë kanë mbetur të ndarë nga Lufta e Koresë, pas së cilës ky gadishull u nda në dy pjesë.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar