KËMBËT E ARTA TË VALLEVE SHQIPTARE Shuhet nga jeta artisti i skenës , Rexhep Çeliku nga qyteti i Tiranës. I lindur më 19 korrik 1954 në qytetin tonë të kulturës dhe artit, zhvillimit artistik ,valltari si fat dhe frymëzim, për breza të tërë , që e duan këtë art të bukur. Rexhep Çeliku apo siç mund ta quajmë
KËMBËT E ARTA TË VALLEVE SHQIPTARE
Shuhet nga jeta artisti i skenës , Rexhep Çeliku nga qyteti i Tiranës. I lindur më 19 korrik 1954 në qytetin tonë të kulturës dhe artit, zhvillimit artistik ,valltari si fat dhe frymëzim, për breza të tërë , që e duan këtë art të bukur. Rexhep Çeliku apo siç mund ta quajmë ndryshe shqiponja e flaktë, veshur gjithmonë me fuqinë e kërcimit burrëror , përfaqësuesi më dinjitoz ndër vite i valleve tona .
Thekur me shfaqje të këngëve dhe valleve të hareshme , hijshme dhe të guximshme , ndër hapa me plot vullnet dhe të ndjekur nga qëllimi i vetëm , për të përçuar mesazhe pozitive, mbi këngët si dhe vallet e bukura Shqipe, por jo vetëm në vendin tonë , por duke na përfaqësuar dhe nderuar në mbarë vendet e zhvilluara .Numërohen në raporterin e tij artistik rreth tetë mijë shfaqje , ku ka interpretuar tridhjetë e dy mijë role brenda dhe jashtë vendit.
Jetoi dhe punoi shumë , ku si pishtar e ndizte dashuria për atë çfarë përfaqësonte dhe mbarte si një gjini i thurur me talent dhe që punoi pa ndalur ku sot e ndër jetë , do mbahet në mendjet dhe zemrat tona , si mjeshtër i Ansamblit të muzikës dhe valleve Shqipe. Është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës , Alfred Moisiu, me motivacionin , për interpretim me nivel të lartë artistik,të të gjitha valleve . Transmetimit të tyre , duke e ruajtur të pastër origjinalitetin. Ku artit të kërcimit i fali dritë e cila do qëndrojë gjithmonë e ndezur , pasi në kulturën , traditën, identitetin tonë është një shembull, forcë dhe krenari . Por jo vetëm , kjo është pasqyruar, pritur dhe nderuar dhe prej skenave mbarë Botërore. Frymoi ëmbël , për të na falur gjallëri, pozitivitet, dinamikë dhe flakë të bukurisë dhe fuqisë, që mbartin muzika dhe vallet tona popullore. Aq sa herë dukej në skenë , sikur dhe vetë hapi trembej prej gëzimit dhe dashurisë , për muzikën dhe vallet me talentin e pikasur në forcën me identitetin tonë kulturor, që përcolli frymën e identitetit dhe kulturës kombëtare të valleve Shqip.
Artisti , që e ndoqi deri në frymën e fundit muzikën, valltari , që e falte veten pa kufij në skenë aq sa i jepte asaj jetë, magji, kuptim dhe forca e ndjekjes së valleve ashtu si të kishte flatrat, që e ndjekin lirinë në pakufijt e saj. Pak ditë përpara se të ndahej nga jeta është vlerësuar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta me titullin”Nderi i Kombit”.Ku sot u shua më 12 Janar 2018 në moshën 62 vjeçare . Por do jetojë gjatë brenda nesh, si burim i gjallë në kulturën, traditën e bukur të muzikës, valleve popullore Shqiptare.
Përgatiti: F.B
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *