ISHP: Pishinat mund të bëhen burim infeksionesh

ISHP: Pishinat mund të bëhen burim infeksionesh

Instituti i Shëndetit Publik –ISHP paralajmëron qytetarët për rrezikshmërinë e pishinave në këto ditë të nxehta vere. Gjatë një kontrolli të bërë nga ana e ISHP-së në muajin korrik, rezulton se 30% e pishinave në kryeqytet janë me probleme. Uji i papastër dhe niveli i ulët i pehashit në ujë bëhen shkak për ifeksione të

Instituti i Shëndetit Publik –ISHP paralajmëron qytetarët për rrezikshmërinë e pishinave në këto ditë të nxehta vere.

Gjatë një kontrolli të bërë nga ana e ISHP-së në muajin korrik, rezulton se 30% e pishinave në kryeqytet janë me probleme. Uji i papastër dhe niveli i ulët i pehashit në ujë bëhen shkak për ifeksione të shumta bakteriale.

“Nga monitorimi që u është bërë 35 pishinave në Tiranë, rezultoi që shtatë prej tyre ishin pa klorin e nevojshëm dhe tri pishina kishin tregues të ndotjes bakteriologjike”, tha Adrian Hoxha, drejtor i ISHP-së.

Nërkohë mjekët thonë se problem nuk është vetëm mungesa dezinfektimit të ujit të pishinave, por edhe mungesa e pehashit të ujit, pasi dozat e klorit nuk duhet të hidhen pa ditur sasinë e ujit. Pasi klori kur është në sasi të larta dëmton lëkurën. Ata gjithashtu këshillojnë qytetarët të bëjnë kujdes për higjienën personale. “Përpara se të futemi në pishinë, duhet patjetër që të bëhet një shpëlarje e trupit. Kjo vlen edhe për nënat, të cilat fusin fëmijët e tyre në pishinë, që fëmijët të jenë të higjienizuar, të mos kenë mbetje të jashtëqitjeve të tyre. Të ndërgjegjësohen për faktin që nuk duhet të kryejnë nevojat e tyre personale brenda në pishinë, të mos urinojnë në pishinë. Urinimi bart me vete edhe risqe të shumta, të cilat fillojnë nga një sërë bakteresh që ndodhen në organizimin tonë”, sqarojnë mjekët.

Më problematike situata bëhet në fundjavë, pasi pishinat e kryeqytetit mbipopullohen. Parametrat e kapaciteteve të një pishine, 1 person për 2 metra kub ujë, nuk respektohen jo vetëm në fundjavë por edhe gjatë ditëve të tjera.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar