INSTAT : Prilli shënoi rritje të eksporteve

INSTAT : Prilli shënoi rritje të eksporteve

Të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se kemi rritje të eksporteve krahasuar me muajin prill të një viti më parë . Gjatë këtij viti u eksportuan 205 milionë dollarë mallra, duke shënuar një rritje me 6.7 për qind krahasuar me një një vit më parë dhe 14.4 për qind krahasuar me prillin

Të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se kemi rritje të eksporteve krahasuar me muajin prill të një viti më parë . Gjatë këtij viti u eksportuan 205 milionë dollarë mallra, duke shënuar një rritje me 6.7 për qind krahasuar me një një vit më parë dhe 14.4 për qind krahasuar me prillin e vitit 2012.

Në raportin e INSTAT thuhet se  : “Deficiti tregtar i këtij muaji është 207 milionë dollarë duke shënuar një rritje prej 10 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 5.3 për qind krahasuar me prill 2012”. Grupi i eksporteve që kanë shënuar rritjen më të madhe është ai i materialeve të ndërtimit edhe metaleve , ndërsa, përsa u përket importeve me rritjen me të lartë është grupi i produkteve kimike dhe plastike.

Ndërkaq, tregtia me vendet e BE është 66 për qind dhe partnerët kryesorë tregtarë  për vendin tonë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar