Nis ndërtimi i burgut të parë privat në Shqipëri

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka deklaruar ditën e sotme se do të nisë ndërtimi i një burgu privat me kapacitet prej 300 të dënuar të sigurisë së ulët me dënime  deri në 5 vite burg. Gjatë diskutimit mbi privatizimin, Halimi e vlerësoi këtë nismë duke e krahasur me praktikën e ndjekur nga vendet e

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka deklaruar ditën e sotme se do të nisë ndërtimi i një burgu privat me kapacitet prej 300 të dënuar të sigurisë së ulët me dënime  deri në 5 vite burg.

Gjatë diskutimit mbi privatizimin, Halimi e vlerësoi këtë nismë duke e krahasur me praktikën e ndjekur nga vendet e huaja duke e cilësuar si një ndihmë të madhe edhe për reabilitimin e të dënuarve.

Sipas tij, burgjet private ofrojnë kushte për reabilitimin e të dënuarve në mënyrë që të rintegrohen në shoqëri dhe ajo që është më e rëndësishme është që të dënuarit të mos i rikthehen veprimeve të tyre për të cilat janë dënuar.

“Buxheti i shtetit është 30 milionë euro në vit për burgjet, ndërkohë që kostoja për një të dënuar është 6 mijë euro në vit, ne kemi ndërtuar 12 burgjeve të reja në 5 vite dhe kemi ndryshuar fytyrën e sistemit të burgjeve, cilësia e jetës brenda është ndër më të mirat në rajon dhe popullimi nuk është shqetësim, por kjo nuk mjafton se kemi parë të rinj pa punë e pa shkollë, që ashtu dalin që aty” tha Halimi.

Ministri Halimi theksoi se burgjet do të ndërtohen në bazë të partneritetit privat me publik dhe do të menaxhohen nga privatët duke ndjekur një model të ndërthurur  me modelin britanik.

Më tej Halimi u shpreh se burgjet private do të ulin koston e ndërtimit dhe të mirëmbjtjes për shtetin dhe do të jenë një qendër e mirë reabilitimi për të burgosurit.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar