Instruktorja 40-vjeçare e fitnesit Laura Mesi nga Italia është martuar me veten pasi ajo është shprehur se është mërzitur duke pritur mashkullin ideal. Laura është shprehur edhe më parë se nëse nuk do të takonte “idealin” deri në moshën 40 vjeçare ajo do të martohej me veten e saj. Në një intervist të sajën për
Instruktorja 40-vjeçare e fitnesit Laura Mesi nga Italia është martuar me veten pasi ajo është shprehur se është mërzitur duke pritur mashkullin ideal.
Laura është shprehur edhe më parë se nëse nuk do të takonte “idealin” deri në moshën 40 vjeçare ajo do të martohej me veten e saj.
Në një intervist të sajën për gazetën Italiane “La Repubblica” ajo ka thënë: “U kam thënë shoqërisë e familjes që nëse nuk e gjej shpirtin tim binjak deri në ditëlindjen e 40-të, unë do të martohem me veten”.
Megjithatë martesa e saj ishte mjaft e kushtueshme, me një fustan prej 10 mijë euro, një unazë speciale dhe torta e martesës e cila ishte me nje fotografi të saj. Të ftuarit ishin shtatëmbëdhjetë persona, në ditën e saj të rëndësishme kishte ushqim, pije, kërcime gjithashtu edhe një shampanjë posaçërisht për ate me mbishkrimin “Single”. Laura Mesi gjithashtu ka planifikuar të bej muajin e mjaltit në shtetin e Egjiptit.
P. Barjamllari
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *