Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës. Të plagosurit janë personat me iniciale GJ.Z. dhe R.Z., babë e bir, banorë të fshatit Rrushkull të komunës Sukth në Durrës. Ata janë dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme pranë spitalit rajonal të Durrësit. I dyshuari kryesor për ngjarjen mësohet të jetë një
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës.
Të plagosurit janë personat me iniciale GJ.Z. dhe R.Z., babë e bir, banorë të fshatit Rrushkull të komunës Sukth në Durrës. Ata janë dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme pranë spitalit rajonal të Durrësit.
I dyshuari kryesor për ngjarjen mësohet të jetë një i afërm i familjes. Ngjarja ka ndodhur pas një gridjeje për motive të dobëta mes dy palëve.
Autori i ngjarjes është larguar në drejtim të paditur ndërsa policia po punon për kapjen e tij.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *