Fituesit e universiteteve shpallen më 18 shtator

Fituesit e universiteteve shpallen më 18 shtator

Lista e emrave fitues në universitete do të shpallet më datën 18 shtator, vetëm pasi të kenë përfunduar konkurset në sport, arte dhe artitekturë. Sipas MASH, pas përfundimit të konkurseve në institucionet publike që kanë programe të arsimit të lartë, rezutatet në formë shkresore por edhe elektronike do të dorëzohen në AKP me datën 6

Lista e emrave fitues në universitete do të shpallet më datën 18 shtator, vetëm pasi të kenë përfunduar konkurset në sport, arte dhe artitekturë.

Sipas MASH, pas përfundimit të konkurseve në institucionet publike që kanë programe të arsimit të lartë, rezutatet në formë shkresore por edhe elektronike do të dorëzohen në AKP me datën 6 shtator para orës 14.

Hedhja e rezultateve në sistemin informatik nga personat përgjegjes do të behet më datë 10 shtator, për t’u dërguar më pas në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës, e cila do t’i bëjë publike vetëm me datën 18 shtator, në listën e ndarë sipas programeve të studimit, rendit zbritës të pikëve dhe preferencës më të lartë fituese të vendosur prej maturantëve në formularin A2, shkruhet në udhëzim.

Gjithashtu emrat fitues do të afishohen  në të gjithë mjediset e fakulteteve përkatëse dhe shkollave të mesme.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar