Edi Rama takim në Vatikan me Papën

Kryeministri Edi Rama për herë të parë u prit në një takim të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku në Vatikan. Në takim me Papën Kryeministri Rama shprehu vlerësimin e lartë për rolin e Papa Françeskut në drejtimin e Selisë së Shenjtë dhe përkushtimin e tij të veçantë në promovimin e vlerave të solidaritetit,

Kryeministri Edi Rama për herë të parë u prit në një takim të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku në Vatikan. Në takim me Papën Kryeministri Rama shprehu vlerësimin e lartë për rolin e Papa Françeskut në drejtimin e Selisë së Shenjtë dhe përkushtimin e tij të veçantë në promovimin e vlerave të solidaritetit, përfshirjes, mundësive të barabarta dhe drejtësisë shoqërore.

Kryeministri Rama i bëri ftesë miqësore Papa Françeskun që të vizitojë Shqipërinë në të ardhmen e afërt, për ta bekuar, Papa u shpreh i gatshëm për këtë ftesë të cilën e që e mirëpriti.

Në takimin me Papën çifti kryeministror ka marrë edhe bekimet për fëmijën që presin të vijë në jetë.

1495455_10152108149536523_2532798110646522964_n

Pas audiencës, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Në këtë takim u diskutua për frymën e tolerancës fetare që mbizotëron në Shqipëri, si dhe rolin që Selia e Shenjtë luan në promovimin e dialogut ndërfetar dhe forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, pas shembjes së regjimit komunist. Në takim, Kryeministri shprehu domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Vatikanit, në përputhje me realitetet e reja në rajon.

Në takimin në Vatikan Rama shoqërohej nga ministri i Jashtëm Bushati, Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, ajo e Arsimit Nikolla si dhe nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj.

10172797_10152108150701523_3287918210627990450_n 10314534_10152108150281523_3940313722233280891_n

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar