Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qenë prezent në stadiumin “Olimpico’’ të Romës, ku ka ndjekur superkupën e Italisë, Juventus- Lacio, e cila është mbyllur me fitoren e Juventus. Rama, pas vizitës së tij me kryeministrin grek Samaras në Athinë, shkoi me pushime jashtë vendit, por destinacioni i tij ishte i panjohur për shumë
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qenë prezent në stadiumin “Olimpico’’ të Romës, ku ka ndjekur superkupën e Italisë, Juventus- Lacio, e cila është mbyllur me fitoren e Juventus.
Rama, pas vizitës së tij me kryeministrin grek Samaras në Athinë, shkoi me pushime jashtë vendit, por destinacioni i tij ishte i panjohur për shumë njerëz në Partinë Socialiste. Mbrëmë ai është fiksuar nga kamerat në tribunën kryesore të stadiumit të Romës përkrah personaliteteve itliane. Rama e ka shijuar ndeshjen pasi ai është tifoz i fanellës bardh e zi.
Gjithashtu një vit më parë, kur kampionatin e fitoi Juventus, Rama shprehu gëzimin e tij në twitter.
/Ariana Saraçi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *