Durrës: Rriten importet, bien eksportet dhe udhëtarët

Në dymujorin e parë të vitit 2014 porti i Durrësit,  dyti në vend, ndonëse ka rritje të vëllimit në përpunimin e mallrave, shtim të importeve ka  pakësim të eksporteve dhe numrit të udhëtarëve e mjeteve me tragete. Gjatë dymujorit të parë të vitit 2014 në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 31 831 tonë

Në dymujorin e parë të vitit 2014 porti i Durrësit,  dyti në vend, ndonëse ka rritje të vëllimit në përpunimin e mallrave, shtim të importeve ka  pakësim të eksporteve dhe numrit të udhëtarëve e mjeteve me tragete.

Gjatë dymujorit të parë të vitit 2014 në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 31 831 tonë mallra më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, njofton zyra e shtypit e drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të kompanisë publike të Autoritetit Portual Durrës (APD) sha.

Nga anijet dhe tragetet janë përpunuar gjithsej 526 967 tonë mallra ose 6 për qind më shumë se sa në dymujorin e parë të vitit 2013. Janë përpunuar 306178 tonë mallra importi, me një rritje 17 për qind.

Ndërkohë eksportet kanë shënuar ulje prej 5 për qind, duke zbritur në shifrën prej 220 789 tonë mallra ose 11 650 tonë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Gjatë janar-shkurtit 2014 numri i udhëtarëve të cilët kanë preferuar të udhëtojnë me tragete ka qenë 77 025, 3 461 udhëtarë më pak se vitin e kaluar. Edhe numri i veturave, kamionëve dhe trajlerëve të përpunuar është ulur, nga 26 880 që ishte vitin 2013, këtë vit është 24 122  ose 2758 më pak mjete.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar