Çrregullimet e gjumit

Për tu ndjerë të relaksuar, energjikë dhe për të nisur ditën mbarë, ideale është  të flesh minimumi 7 orë dhe një maksimum prej 8 orë e 45 minuta gjumë. Është e vërtetuar shkencërisht se pasojat e gjumit të dobët janë të shumta. Kështu që më mirë të hiqni dorë nga ndonjë aktivitet dhe të plotësoni

Për tu ndjerë të relaksuar, energjikë dhe për të nisur ditën mbarë, ideale është  të flesh minimumi 7 orë dhe një maksimum prej 8 orë e 45 minuta gjumë.

Është e vërtetuar shkencërisht se pasojat e gjumit të dobët janë të shumta. Kështu që më mirë të hiqni dorë nga ndonjë aktivitet dhe të plotësoni gjumin.

Sasia e pamjaftueshme e toksinave dhe substancave që janë të eleminuara gjatë gjumit, me kalimin e kohës mund të rrisin rrezikun për trupin tonë.

Studimet e fundit nga Universiteti i Alabamës tregojnë se njërëzit të cilët flenë më pak se gjashtë orë në natë, rrisin ndjeshëm gjendjen e ankthit.

Gratë rrezikojnë më shumë. Një studim japonez tregon se gratë qe flejnë më pak se gjashtë orë janë më shumë të ekspozuara ndaj kancerit të gjirit.

Çrregullimet e gjumit përfshijne disomnite dhe parasomnite.

Në disomnite, siç janë insomnia (pagjumesia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore është çrregullimi i sasisë dhe cilesisë së gjumit të bërë.

Në parasomnite, siç janë tmerrimi ne gjumë, urinimi ne shtrat dhe të ecurit ne gjumë, simptoma kryesore është një ngjarje e pazakonte që çrregullon gjumin.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar