Kantautori italian, Richardo Cocciante mbërrin më 7 qershor në Tiranë dhe do të dekorohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Kjo vizitë do të mirëpritet nga krerët e vendit pas mbështetjes së vazhdueshme që Cocciante i dha këngëtares shqiptare Elhaida Dani. Sëbashku me kantautorin e mirënjohur, në Tiranë do të vijë edhe fituesja
Kantautori italian, Richardo Cocciante mbërrin më 7 qershor në Tiranë dhe do të dekorohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Kjo vizitë do të mirëpritet nga krerët e vendit pas mbështetjes së vazhdueshme që Cocciante i dha këngëtares shqiptare Elhaida Dani. Sëbashku me kantautorin e mirënjohur, në Tiranë do të vijë edhe fituesja e “The Voice of Italy”, Elhaida Dani.
Cocciante dhe Dani do të mirëpriten në aeroportin “Nënë Tereza” nga autoritetet e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe më pas do të do të takohen me ministrin e këtij institucioni.
Ricardo Cocciante do të vijë në Shqipëri për një vizitë dy ditore, ku do të takohet me Presidentin Nishani dhe kryeministrin Sali Berisha.
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *