Çëshja e Përmetit, Greqia e përmend në KE

Çëshja e Përmetit, Greqia e përmend në KE

Shteti grek ka shkuar shumë larg me çështjen e Përmetit duke e çuar atë në KE. Jorgos Kumutsakos, deputeti grek i Partisë Demokracia e Re, e ka ngritur këtë çështje në mbledhjen e fundit të Komisionit Europian duke i quajtur ngjarjet si “dhunë kundër klerit dhe besimtarëve, vandalizëm dhe akte sakrilegji në kishën e shenjtë

Shteti grek ka shkuar shumë larg me çështjen e Përmetit duke e çuar atë në KE.

Jorgos Kumutsakos, deputeti grek i Partisë Demokracia e Re, e ka ngritur këtë çështje në mbledhjen e fundit të Komisionit Europian duke i quajtur ngjarjet si “dhunë kundër klerit dhe besimtarëve, vandalizëm dhe akte sakrilegji në kishën e shenjtë të Virgjëreshës Mari në Përmet”.

Ndër të tjera deputeti grek ka kërkuar që KE-ja të dënojë veprimet e dhunshme ndaj besimtarëve ortodoksë dhe ka pyetur nëse mund  të jenë pjesë në progresraportin vjetor për integrimin e Shqipërisë në BE.

Athinës zyrtare i është kërkuar t’i analizojnë ngjarjet me gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje, ky mesazh ësht përcjellë  nga zv.ambasadorja shqiptare në Athinë.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar