Censusi në Kosovë, tashmë edhe online

A ju kujtohet numërimi i votave në Kosovë? Procesi përfundoi shumë shpejt. Kosova duket se po ecën me hapa të shpejtë edhe me procesin e regjistrimit të popullisisë. Agjencia e Statistikave të Kosovës sot ka prezantuar ecurinë e punës për regjistrimin e popullsisë, ekonomisë familjare dhe banesave në vitin 2021. Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së

A ju kujtohet numërimi i votave në Kosovë? Procesi përfundoi shumë shpejt. Kosova duket se po ecën me hapa të shpejtë edhe me procesin e regjistrimit të popullisisë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës sot ka prezantuar ecurinë e punës për regjistrimin e popullsisë, ekonomisë familjare dhe banesave në vitin 2021.

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi, tha se përgatitjet për regjistrim të popullsisë në vitin 2021 kanë filluar para dy vjetesh dhe se tani janë në fazën kur kanë edhe draftin që kërkon të aprovohet nga Qeveria e pastaj edhe nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas tij procesi i regjistrimit të popullsisë do bëhet sipas standardeve evropiane dhe do ketë ndikim të rëndësishëm për Kosovën.

Prandaj në lidhje me këtë Krasniqi kërkoi përkrahjen e të gjitha institucioneve të vendit, shkruan Telegraf.

Ndërsa, drejtori i Statistikave Sociale dhe menaxheri i regjistrimit të popullsisë 2021, Avni Kastrati, tha se regjistrimi i popullsisë do bëhet derë më derë përmes metodës “Capi” ku regjistrimi në terren do bëhet për 30 ditë.

Sipas tij deri tani kanë përgatitur dokumentet bazike pasi që në vijim përkatësisht në vitin 2020 do ketë intensitet të aktiviteteve.

M.D

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar