Brexit ndikon edhe në Premier League

Brexit mund të ketë impakt serioz edhe tek lojtarët e huaj të Premier League. Dalja nga Bashkimi Europian, do të detyrojë klubet e futbollit të shesin lojtarë që nuk kanë pasaportë britanike. Rregullat aktuale lejojnë klubet të federojnë 17 lojtarë të huaj nga skuadra prej 25 vetësh. Një raport i The Times, ka zbuluar se ky numër

Brexit mund të ketë impakt serioz edhe tek lojtarët e huaj të Premier League. Dalja nga Bashkimi Europian, do të detyrojë klubet e futbollit të shesin lojtarë që nuk kanë pasaportë britanike. Rregullat aktuale lejojnë klubet të federojnë 17 lojtarë të huaj nga skuadra prej 25 vetësh. Një raport i The Times, ka zbuluar se ky numër mund të zbresë në 12 nëse propozimet post-Brexit do të aprovohen.th (3)

Deri më tani vetëm shtatë klube i plotësojnë këto kritere. Sipas raportit klubet do t’i diskutojnë propozimet e Federatës së Futbollit. Thuhet se skuadrat angleze do të kërkojnë të mbajnë në fuqi rregulloren aktuale, por nëse kjo nuk do të pranohet  nga Bashkimi Europian, atëherë lojtarët do të detyrohen të plotësojnë kriteret e komplikuara për të siguruar një leje pune.

Federata Angleze e Futbollit e sheh Brexit si mundësi për të aktivizuar më shumë futbollistët vendas. Një raport i CIES, observatorit të futbollit me qendër në Zvicër, tregon se 59% e lojtarëve të Premier League në sezonin 2017/2018 ishin të huaj.

Nëse arrihet marrëveshja, propozimet e reja do të hyjnë në fuqi më 2020, duke iu dhënë mundësine klubeve angleze të bëjnë merkato 4 herë në sezon.

 

/T.Mazreku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar