Aleksandër Biberaj, ish-deputetë i Partisë Demokratike po shqyrton kërkesën për të kandiduar për postin e kryetarit të ri të selisë së djathtë. Biberaj në vitin 2009 shprehet se në Kuvedin e fundit të demokratëve ka dorëzuar një kërkesë që kërkon zgjedhje përmes antarësisë duke aplikuar procedurën e votimit “një antarë –një votë” dhe ndihet i
Aleksandër Biberaj, ish-deputetë i Partisë Demokratike po shqyrton kërkesën për të kandiduar për postin e kryetarit të ri të selisë së djathtë.
Biberaj në vitin 2009 shprehet se në Kuvedin e fundit të demokratëve ka dorëzuar një kërkesë që kërkon zgjedhje përmes antarësisë duke aplikuar procedurën e votimit “një antarë –një votë” dhe ndihet i kënaqur që kjo kërkesë është marrë parasysh nga kryesia e PD-së.
“Gjatë këtyre ditëve kam pasur shumë telefonata e mesazhe nga ish-themelues dhe anëtarë të PD-së, për të kandiduar për kreun e Partisë Demokratike, kërkesë të cilën unë po e shqyrtoj me seriozitet të madh. Në kushtet e vështira në të cilat ndodhet sot PD-ja dhe demokratët, dëshiroj të jap kontributin tim dhe të marr përgjegjësitë e mia. Në kohën dhe momentin e duhur do të marr vendimin e duhur, brenda afatit të përcaktuar nga kryesia e Partisë Demokratike”, – është shprehur Biberaj.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *