Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon që socialistët të votojnë Partinë Demokratike në mënyrë që të këtë më shumë zhvillim në infrastrukturë dhe punësim. Deklaratën kreu i mazhorancës e bëri në Lapardha të qarkut të Beratit. “Ftoj socialistët e qarkut të Beratit, këto dhjetë ditë të mendojnë, ne i mirëpresim ata, vota e tyre
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon që socialistët të votojnë Partinë Demokratike në mënyrë që të këtë më shumë zhvillim në infrastrukturë dhe punësim. Deklaratën kreu i mazhorancës e bëri në Lapardha të qarkut të Beratit.
“Ftoj socialistët e qarkut të Beratit, këto dhjetë ditë të mendojnë, ne i mirëpresim ata, vota e tyre do të jetë infrastrukturë, rrugë, ujësjellësa, ferma modern, do të jetë zhvillim për komunat, për Beratin dhe të gjithë Shqipërinë. I ftoj të gjithë demokratët, socialist e të paparti të bashkohen në rrugën e mirëqenies, punësimit dhe integrimit”, – tha kreu i PD – së.
Duke vazhduar më tej në fjalën e tij, z Berisha tha se brenda mandatit të ardhshëm do të ndërtohet Boshti i Jugut dhe Rruga e Arbrit.
/Osman Stafa/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *