Pas zgjedhjeve të 23 qershorit do të publikohet plani i një sërë masave të marra nga ekspertët e Bankës Botërore për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike. Ekspertët e Bankës Botërore kanë analizuar zhvillimet në buxhet, politikat fiskale, borxhit publik, reformat strukturore dhe klima e biznesit. dhe pas kryerjes së këtij monitorimi janë shprehur se
Pas zgjedhjeve të 23 qershorit do të publikohet plani i një sërë masave të marra nga ekspertët e Bankës Botërore për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike.
Ekspertët e Bankës Botërore kanë analizuar zhvillimet në buxhet, politikat fiskale, borxhit publik, reformat strukturore dhe klima e biznesit. dhe pas kryerjes së këtij monitorimi janë shprehur se do negocimet për kredinë e premtuar në fillim të këtij viti për sektorin e energjisë elektrike.
Donatorët si BEI, BERZH dhe Banka Botërore e patën premtuar një ndihmë prej 15 miliardë dollarësh si mbështetje për vendet e rajonit, të cilat janë goditur së tepërmi nga kriza në eurozonë, mirëpo ky plan është ende thjesht teorik derisa vendi ynë të ulë nivelin e borxhit publik.
Masat që Banka Botërore ka dhënë për mëkëmbjen e ekonomisë janë: e para ulja e borxhit publik në nivelin 60 për qind. E dyta ka të bëjë me suficitin primar që do të thotë që shpenzimet e buxhetit për një periudhë disavjeçare të jenë më të ulëta se të ardhurat.
/Erina Haxhiu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *