Barcelona pësoi një goditje të rëndë në përballjen e parë kundër Bajernit të Mynihut për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Katalanasit u mposhtën me rezultatin e thellë 4-0. Bajerni e nisi serinë e golave në minutën e 25-të me anë të Tomas Mylerit. Në minutën e 49-të Mario Gomez dyfishoi shifrat. Gjermanët nuk u mjaftuan
Barcelona pësoi një goditje të rëndë në përballjen e parë kundër Bajernit të Mynihut për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.
Katalanasit u mposhtën me rezultatin e thellë 4-0. Bajerni e nisi serinë e golave në minutën e 25-të me anë të Tomas Mylerit. Në minutën e 49-të Mario Gomez dyfishoi shifrat.
Gjermanët nuk u mjaftuan me kaq, pasi ishte Ariel Roben që shënoi golin e tretë. Sërish Tomas Myler arrin të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 82-të, duke i çuar shifrat në 4-0.
E dërrmuar psikologjikisht, Barcelona e kishte thuajse të pamundur për të reaguar. Shpresat e spanjollëve për të përmbysur rezultatin në ndeshjen e kthimit që luhet pas dy javësh janë fare të vogla. /Jonida Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *