Arsenal në “bum” lëndimesh

Arsenal në “bum” lëndimesh

Lukas Podolski, Jack Wilshere dhe Aaron Ramsey, janë tre lojtarët që pësuan lëndime në ndeshjen e mbrëmshme edhe pse fituan 2-0 ndaj skuadrës turke të Fenerbahçes. Arsen Wenger, trajneri i Arsenalit, ka deklaruar se Podolski do të jetë jashtë fushe për tre javë, ndërkohë nuk dihet asgjë për gjendjen e Wilshere dhe Ramsey. Nuk dihet

Lukas Podolski, Jack Wilshere dhe Aaron Ramsey, janë tre lojtarët që pësuan lëndime në ndeshjen e mbrëmshme edhe pse fituan 2-0 ndaj skuadrës turke të Fenerbahçes.

Arsen Wenger, trajneri i Arsenalit, ka deklaruar se Podolski do të jetë jashtë fushe për tre javë, ndërkohë nuk dihet asgjë për gjendjen e Wilshere dhe Ramsey. Nuk dihet ende nëse ata do të jenë apo jo të pranishëm në derbin e rradhës ndaj Totenhemit.

Në fjalën e tij për mediat Wenger ka thënë: “Është ana negative, ne paguam çmimin pasi humbëm Podolskin, nuk e di se si Ramsey ose Wilshere do të përgjigjen me problemet e tij me gjurin. Dy ndërhyrjet ndaj Wilshere, ishin zhgënjyese”

Duke lajmëruar për gjendjen e Podolskit ai shtoi: “Podolski përfundimisht do të jetë jashtë fushe për 21 ditë dhe ne duhet të shohim gjendjen e Ramsey. Jack duhet të jetë gati për të dielën dhe shpresoj edhe Aaron, por nuk e di sa keq është”.

“Doja ta tërhiqja Wilshere nga fusha. Do të luaja me 10 lojtarë, pasi ata duhej të shënonin pesë gola në 10 minuta. Edhe me 10 lojtarë, ne kemi mundur ta shmangim atë, por ai i tha mjekut se dëshiron të vazhdojë”, tha Wenger pas gjendjes së krijuar në pankinën e “bardhekuqve”.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar