Çmimet e iPhone në Kinë po bien falë një uljeje taksash që hyri në fuqi të hënën. Apple ka ulur çmimet për iPhone, iPad-s dhe produkte të tjera në faqen zyrtare kineze të saj. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, ulja erdhi pas rënies 3% në normën e taksës mbi vlerën e shtuar që filloi
Çmimet e iPhone në Kinë po bien falë një uljeje taksash që hyri në fuqi të hënën. Apple ka ulur çmimet për iPhone, iPad-s dhe produkte të tjera në faqen zyrtare kineze të saj. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, ulja erdhi pas rënies 3% në normën e taksës mbi vlerën e shtuar që filloi më 1 prill.
Sipas firmës kërkimore të tregut IDC, shitjet e smartfonëve të Apple në Kinë kanë rënë mbi 20% tremujorin e fundit. Kompania e Kalifornisë përballet me konkurrencë të fortë nga rivalët vendas si Huawei, Oppo, Vivo dhe Xiaomi. Ato ofrojnë telefona inteligjentë më të lirë dhe të nivelit të lartë të përshtatura për tregun kinez.
S.KURTAJ
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *