Sfidë tepër interesante në “Kamp Nou”. Bajerni i Munihut është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve. Barcelona do ta mbajë mend gjatë këtë humbje të thellë 0-3 brenda në shtëpi përballë gjermanëve. Kualifikimi i Bajernit ishte i pritshëm, por një fitore e dytë pas asaj 4-0 në ndeshjen e parë, as tifozi më fanatik
Sfidë tepër interesante në “Kamp Nou”. Bajerni i Munihut është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve. Barcelona do ta mbajë mend gjatë këtë humbje të thellë 0-3 brenda në shtëpi përballë gjermanëve.
Kualifikimi i Bajernit ishte i pritshëm, por një fitore e dytë pas asaj 4-0 në ndeshjen e parë, as tifozi më fanatik i bavarezëve nuk e priste. Përballë një Barcelone të pafuqishme ndodhej një Bajern me forcë të madhe fizike dhe plot optimizëm.
Pjesa e parë perfundoi me porta të paprekura, por gjithsesi e mbushur me plot emocione. Barcelona dukej më e vendosur për të shënuar, por sigurisht që vihej re mungesa e Lionel Mesit në ato pak tentativa.
Ndërsa Bajerni i Mynihut tregoi edhe një herë që është i aftë ta bllokojë Barçen, e cilësuar deri më tani si ekipi “jashtëtokësor”.
Pjesa e dytë ofroi plot surpriza dhe njëkohësisht humbjen më të thellë për katalanasit pas shumë vitesh brenda në shtëpi. Në minutën e 48-të vjen një super gol nga Arien Roben.
Pike mendoi për golin e dytë të miqve, duke realizuar në portën e tij. Nuk dihet se si do të reagojnë tifozët për këtë gol të pashpjegueshëm, që gjithsesi nuk është se ndikoi në fatin e vendosur të Barcelonës.
Fati i buzëqesh përsëri Bajernit, i cili shënon edhe golin e tretë, por këtë herë me të përhershmin Tomas Myler.
Me këtë eliminim, me rezultat të përgjithshëm 7-0, duket se diktatit katalanas i erdhi fundi në Evropë.
Finalja e madhe e Londrës gjen përballë dy ekipet më të mira të Gjermanisë, Borusian e Dortmundit dhe Bajernin e Mynihut.
/Jonida Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *