Ambasadori i OSBE-së: Konsensus për reformat themelore

“Reforma territoriale është një projekt kombëtar dhe të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre”. Ky është mesazhi që ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florion Rauning i drejtoi politikës shqiptare përmes emisionit “Tonight Ilva Tare”. Rauning tha se Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa konsensus të gjerë për reformat themelore, siç është edhe ajo territoriale.

“Reforma territoriale është një projekt kombëtar dhe të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre”. Ky është mesazhi që ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florion Rauning i drejtoi politikës shqiptare përmes emisionit “Tonight Ilva Tare”.

Rauning tha se Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa konsensus të gjerë për reformat themelore, siç është edhe ajo territoriale.

Sipas tij, 2014 i ka të gjitha mundësitë për të patur një bashkëpunim mes forcave politike në emër të progresit të vendit, por asgjë nuk mund të parashikohet pasi “ këtu çdo mëngjes është ndryshe”.

I pyetur nëse Shqipëria do ta marrë statusin gjatë 2014-ës, Rauning tha që është e vështirë të thuhet sepse ai është në krye të OSBE-së dhe jo BE-së, por shpresohet në një ecuri pozitive.

/Romina Qama/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar