Ambasadori gjerman në Beograd Heinz Wilhem në një intervistë për gazetën serbe “Novosoti” ka deklaruar se nuk ka më kushte që Serbia të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Nuk do të ketë më kurrfarë kushtesh të reja që do të nxirren nga nënsqetulla. E sidomos nuk është kusht që Serbia të njohë
Ambasadori gjerman në Beograd Heinz Wilhem në një intervistë për gazetën serbe “Novosoti” ka deklaruar se nuk ka më kushte që Serbia të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Nuk do të ketë më kurrfarë kushtesh të reja që do të nxirren nga nënsqetulla. E sidomos nuk është kusht që Serbia të njohë pavarësinë se Kosovës, ashtu dhe siç kemi përsëritur shumë here”, ka thënë Heinz. Ai gjithashtu është shprehur se priten hapa konkretë dhe afatet për zbatimin e planit të Marrëveshjes.
Kur është pyetur nëse për Gjermaninë është e pranueshme shtetësia dhe letërnjoftimet serbe për serbët e Kosovës, Heinz ka thënë se kjo nuk ka qenë temë në dialogun Beograd – Prishtinë. Ai ka sqaruar se cështja e shtetësisë është vetëm njëra nga shumë çështje që nuk janë trajtuar në Marrëveshje e për të cilat duhet të arrihet zgjidhje.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *