Aksident në dalje të Tiranës, 10 të plagosur

10 të plagosur dhe disa të lënduar lehtë është bilanci i një aksidenti të ndodhur gjatë pasdites së sotme në dalje të Tiranës. Një autobus pasagjerësh është përplasur me një makinë, duke dalë kështu nga rruga. Ky autobus linje ishte nisur nga Tirana për në Elbasan. Sipas burimeve të policisë dyshohet se aksidenti ka ndodhur

10 të plagosur dhe disa të lënduar lehtë është bilanci i një aksidenti të ndodhur gjatë pasdites së sotme në dalje të Tiranës. Një autobus pasagjerësh është përplasur me një makinë, duke dalë kështu nga rruga.

Ky autobus linje ishte nisur nga Tirana për në Elbasan. Sipas burimeve të policisë dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit të automjetit nga njëri prej drejtuesve të përfshirë në ngjarje.

Ndërkohë, personat e lënduar  mësohet se janë; Eriselda Doko, Aldo Dervishi, Ramadan Rama, Xheni Prishka, Ikbale Rama, Lumturie Braho, Ermonela Doko, Ana Kotorri, Arjana Kurti dhe Enea Çakrezi. Aktualisht ata po marrin ndihmën mjeksore pranë spitalit ushtarak.

Policia ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e makinës që u përplas me autobuzin, ndërsa ende po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar