Ajzeraj huazohet tek skuadra Kosovare.

Vitet e fundit kemi parë shumë lojtarë Kosovarë te japin kontributin e tyre tek klubi i Skënderbeut.Në shumë sukseset që ka pasur skuadra Korçare një kontribut  të madh kanë dhënë edhe lojtarët me shtetësi Kosovare.Vlen për t’u përmendur Benard Berisha apo edhe Liridon Latifi të cilët jane konsidruar si lojtarët më të mire që kane

Vitet e fundit kemi parë shumë lojtarë Kosovarë te japin kontributin e tyre tek klubi i Skënderbeut.Në shumë sukseset që ka pasur skuadra Korçare një kontribut  të madh kanë dhënë edhe lojtarët me shtetësi Kosovare.Vlen për t’u përmendur Benard Berisha apo edhe Liridon Latifi të cilët jane konsidruar si lojtarët më të mire që kane luajtur në Superligën Shqiptare dhe me pas kanë tërhequr vëmendejen e ekipeve Europiane nga shitja e tyre Skënderbeu ka fituar shuma të mëdha.

Gjatë kësaj vere tek Skënderbeu u transferua Almir Ajzeraj i cili konsiderohej si pasardhësi i Benard Berishës.Ai ka kaluar një eksperiencë  tek skuadra Korçare për vetëm 6 muaj.Kjo edhe përshkak se lojtarin nga Kosova e penalizoj edhe një dëmtim që e mbajti larg fushave të lojës për shumë kohë e cila bëri që lojtari të ketë vështirësi për t’u përshtatur më skuadrën.Ajzeraj luajti vetëm ndeshjen e parë si zëvendësues dhe më pas e shoqëruan një sërë dëmtimesh.

Duke parë këtë situatë Skënderbeu vendosi  ta huazojë për një periudhë 6-mujore

sildii

tek skuadra Kosovare Fc Ballkani.Mesfushori 21-vjeçar është prezantuar te FC Ballkanin ku shpreson të ketë më shumë hapësira.Klubi Kosovar ka bërë prezantimin e lojtarit nëpërmjet një postimi në Facebook ku deklarojnë:

Almir Ajzeraj, lojtari i cili i bashkohet rrugëtimit tonë për sezonin pranveror në formë huazimi nga Skënderbeu me pëlqim tripalësh. Faleminderit klubit të madh shqiptar për mundësine e bashkëpunimit. Me ardhjen e Almirit edhe zyrtarisht e mbyllim këtë afat kalimtar.  Klubi po kryen edhe përgatitjet e fundit në Durrës, për t’u kthyer sa më kompakt për lojen e parë për Digitalb Kupën e Kosovës më 9 shkurt. Na prift e mbara Suharekë, FC Ballkani“, sipas deklaratës  të klubit Dardan.

K.M

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar