Agimi i Artë: Emigrantët shqiptarët të dëbohen nga Greqia

Agimi i Artë: Emigrantët shqiptarët të dëbohen nga Greqia

Partia neonaziste greke Agimi i Artë, ka reaguar në lidhje me incidentet e ndodhura me kishën e “Shën Maria e Pazarit” në Përmet. Në një deklaratë në lidhje me përplasjet mes policisë private dhe një grupi besimtarësh ortodoksë në këtë kishë, Agimi i Artë shkruan: “Shteti i kaçakëve po terrorizon grekët dhe po pushton kishat

Partia neonaziste greke Agimi i Artë, ka reaguar në lidhje me incidentet e ndodhura me kishën e “Shën Maria e Pazarit” në Përmet.

Në një deklaratë në lidhje me përplasjet mes policisë private dhe një grupi besimtarësh ortodoksë në këtë kishë, Agimi i Artë shkruan: “Shteti i kaçakëve po terrorizon grekët dhe po pushton kishat ortodokse përmes paramilatarëve dhe policisë private”.

Më tej Agimi i Artë ka theksuar se qeveria greke nuk po bën asgjë për të parandaluar këto ngjarje,  duke kërkuar një reagim të shpejtë ndaj provokacioneve të shqiptarëve. ‘’Duhet të mbrojmë vëllezërit tanë nga Vorio-Epiri, ndërsa të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi, duhet të dëbohen menjëherë”, ka theksuar partia neonaziste në deklaratën e saj.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar