Ka nisur sot në Bruksel takimi i përbashkët ndërmjet Thaçi-Daçiç, ku do të diskutohet mbi marrëveshjen dhe normalizim ndërmjet dy vendeve, për të cilën u arrit një pajtueshmëri në muajin Prill të këtij viti. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, është takuar fillimisht me kryeministrin serb, Ivica Daçic, dhe delegacionin e tij.
Ka nisur sot në Bruksel takimi i përbashkët ndërmjet Thaçi-Daçiç, ku do të diskutohet mbi marrëveshjen dhe normalizim ndërmjet dy vendeve, për të cilën u arrit një pajtueshmëri në muajin Prill të këtij viti.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, është takuar fillimisht me kryeministrin serb, Ivica Daçic, dhe delegacionin e tij.
Më pas Ashton do të vijojë takimin e saj me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ekipin e tij, thuhet në njoftimin për media.
Takimi i përbashkët Thaçi-Daçiç do të zhvillohet pas bisedimeve dypalëshe me baroneshën Ashton.
Ky takim përkon në të njëjtën periudhë kur qeveria e Kosovës po ballafaqohet me vështirësinë e miratimit të Projekt-ligjit për amnistinë, i cili buron nga marrëveshja për normalizim.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur mbi të ashtuquajturin “kuvend” të serbëve në pjesën veriore të Kosovës ku ka thenë se: “nuk shkon në favor as të Serbisë e as të popullit serb në Kosovë”.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *