Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar “Bedër” zhvilloi Konferencën e VII Studentore në Shkenca Komunikimi, me temë: “Sfidat e komunikimit në mediat sociale gjatë periudhës së pandemisë COVID-19”. Kjo konferencë zhvillohet cdo vit dhe ka në fokus angazhimin e studentëve në kërkimin shkencor të cilët paraqesin punime me tematika të ndryshme bashkëkohore. Hapja
Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar “Bedër” zhvilloi Konferencën e VII Studentore në Shkenca Komunikimi, me temë: “Sfidat e komunikimit në mediat sociale gjatë periudhës së pandemisë COVID-19”. Kjo konferencë zhvillohet cdo vit dhe ka në fokus angazhimin e studentëve në kërkimin shkencor të cilët paraqesin punime me tematika të ndryshme bashkëkohore.
Hapja u bë nga kryetari i Konferencës, përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Dr. Erlis Çela. Fjalët përshëndetëse u dhanë edhe nga Rektori i Bedër, Prof. Rahim Ombashi dhe nga eksperti i komunikimit dhe gazetari Mentor Kikia.
Studentët e nivelit bachelor dhe master prezantuan punimet e tyre me fokus median, komunikimin, marrëdhëniet me publikun dhe marketingun gjatë periudhës së pandemisë Covid-19. Gjatë prezantimeve ata sollën raste studimi kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat nxitën diskutime në panel.
Në fund të sesioneve studentët u pajisën me certifikata, ku juria vlerësoi me çmim tre punimet më të mira, të cilat edhe u shpërblyen me një shumë simbolike.
Vendi i parë Xhesjon Zogu me temë: “Media online dhe etika në transmetim”
Vendi i dytë Megi Iskurti me temë: “Zhvillimi i marrëdhënieve publike në institucionet kulturore”
Vendi i tretë Ardita Kryeziu me temë: “Përdorimi i mediave sociale në komunikimin e markës së turizmit”
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *