Hashim Thaçi siguron votuesit e PDK-së, se ai dhe partia e tij do të fillojnë “Misionin e Ri” siç premtuan. “Siguroj qytetarët dhe votuesit se ne do të fillojmë me Misionin e Ri – të zhvillimit ekonomik të vendit tonë, sipas afateve ligjore dhe kushtetuese”, shprehet Thaçi. Në reagimin e tij të parë pas koalicionit
Hashim Thaçi siguron votuesit e PDK-së, se ai dhe partia e tij do të fillojnë “Misionin e Ri” siç premtuan.
“Siguroj qytetarët dhe votuesit se ne do të fillojmë me Misionin e Ri – të zhvillimit ekonomik të vendit tonë, sipas afateve ligjore dhe kushtetuese”, shprehet Thaçi.
Në reagimin e tij të parë pas koalicionit të partive opozitare, Thaçi u shpreh, se është e qartë që fitues i zgjedhjeve të pastra të 8 qershorit është koalicioni për Mision të Ri drejtuar nga PDK.
“Të dashur qytetarë,
Zgjedhjet e 8 qershorit kaluan si më të mirat e pasluftës dhe tek sa po numërohen edhe votat e fundit, është e qartë sot siç ishte e qartë edhe dje, se mandatar i Qeverisë së ardhshme është partia fituese e zgjedhjeve dhe koalicioni parazgjedhor prej Partisë Demokratike të Kosovës dhe koalicionit për Mision të Ri”, shkruan Thaçi në profilin e tij në Facebook (Fejsbuk).
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *