Lidhja Demokratike e Kosovës dhe vetëvendosje i thonë jo koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës. Isa Mustafa, lideri i LDK-së priti sot në takim kreun e VV, Albin Kurti, gjatë të cilit dy opozitarët ranë dakord për të mos hyrë në aleancë me Thaçin dhe diskutuan për mundësitë e formimit të një koalicioni qeveritar me
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe vetëvendosje i thonë jo koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës.
Isa Mustafa, lideri i LDK-së priti sot në takim kreun e VV, Albin Kurti, gjatë të cilit dy opozitarët ranë dakord për të mos hyrë në aleancë me Thaçin dhe diskutuan për mundësitë e formimit të një koalicioni qeveritar me partitë e tjera opozitare.
Vetëvendosje nga ana e saj nuk është e interesuar të hyjë në qeveri, por tepër e vendosur për të krijuar një koalicion opozitar.
Ndërkaq telegrafi .com shkruan se LDK konfirmoi gatishmërinë e Nismës për Kosovën për koalicion. Tashmë opozita pret edhe dakordësinë e Ramush Haradinajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për të parë se kush do të qeverisë Kosovën në katër vitet e ardhshme.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *