65-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda pas rrahjeve brutale nga Policia e Kosovës. Gani Mehmeti kishte kërkuar ndalimin e punimeve që bëheshin në autostradë, pasi ato përbënin shqetësim për familjen e tij. “Kamionët po punojnë 24 orë, ne i kemi afër shtëpisë. Na i kanë bërë fëmijët trentë gjithë natën me buri dhe zhurma e
65-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda pas rrahjeve brutale nga Policia e Kosovës.
Gani Mehmeti kishte kërkuar ndalimin e punimeve që bëheshin në autostradë, pasi ato përbënin shqetësim për familjen e tij.
“Kamionët po punojnë 24 orë, ne i kemi afër shtëpisë. Na i kanë bërë fëmijët trentë gjithë natën me buri dhe zhurma e tyre s’ndalet kurrë. Nuk ka njeri që bën gjumë të qetë këtu natën.
Ne jemi marrë vesh që ‘Bechtel Enka’ të punojë deri në ora 22:00 se na mbytën, sepse s’ka kush që flejë, por ata vazhduan punën. I vendosa dy barrikada në rrugë. Pastaj dikush prej punëtorëve e ka lajmëruar policinë, të cilët erdhën dhe m’u vërsulën”, shprehet Gani Mehmeti për “Kosova Sot”.
/Rabihana Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *