Besimtarët bektashinj kanë nisur peligrinazhin e përvitshëm më 20 gusht, drejt malit të Tomorit në Berat. Bektashinjtë, por jo vetëm pasi me to bashkohen edhe shumë besimtarë të cilët nuk i përkasin fesë bektashiane, i drejtohen malit për të kryer ritet e tyre fetare në teqen që mban po të njëjtin emër me festën e
Besimtarët bektashinj kanë nisur peligrinazhin e përvitshëm më 20 gusht, drejt malit të Tomorit në Berat.
Bektashinjtë, por jo vetëm pasi me to bashkohen edhe shumë besimtarë të cilët nuk i përkasin fesë bektashiane, i drejtohen malit për të kryer ritet e tyre fetare në teqen që mban po të njëjtin emër me festën e Kulmakut.
Numri i madh i besimtarëve të cilët falen në teqen e Kulmakut e ka detyruar policinë e Beratit të marrë një sërë masash për normalizimin e trafikut dhe sigurinë e ruajtjes së rendit.
Festa e Tomorit ka filluar të përkujtohet si epiqendër e bektashinjëve që nga viti 1600.
/Elona Tereziu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *