Malik Obama, vëllai i Barak Obamës, presidentit të SHBA-ve zhvilloi një vizitë në qytetin e Shkupit. Gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni ai shëtiti rrugët e Shkupit, si edhe vizitoi shtëpinë muze të nobelistes shqiptare, Nënë Terezës, ku u shpreh se Maqedonia ka një histori të madhe. Malik Obama në këtë vizitë u dekorua me
Malik Obama, vëllai i Barak Obamës, presidentit të SHBA-ve zhvilloi një vizitë në qytetin e Shkupit.
Gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni ai shëtiti rrugët e Shkupit, si edhe vizitoi shtëpinë muze të nobelistes shqiptare, Nënë Terezës, ku u shpreh se Maqedonia ka një histori të madhe.
Malik Obama në këtë vizitë u dekorua me çminin për paqe nga Fondacioni “Klubi Ballkanik për Paqe”. Këtë çmim, ai e mori në emër të organizatës së formuar nga babai i tij, i ndjeri Husein Obama.
Ajo që nuk ka kaluar pa vëmëndje nga vizita e tij, është deklarata në lidhje me cilësimin e femrave të maqedonisë si shumë të bukura.
“E di se Maqedonia ka histori të pasur dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Koha është shumë e mirë dhe keni femra shumë të bukura. Por, dua që të falënderoj “Klubin Ballkanik të Paqes” që më ftoi të vizitoj vendet e Ballkanit dhe kulturën tuaj të pasur.
Dua t’ju përcjell përshëndetjet e ngrohta nga njerëzit e Kenias dhe të gjithë Afrikës, duke shpresuar që ardhja ime këtu të jetë një lidhje mes popujve tanë dhe të fokusohemi në gjërat që na lidhin e jo tek ato që na ndajnë. Le ta bëjmë botën një vend më të mirë për të jetuar”, tha Malik Obama, kryetar i fondacionit “Barak Husein Obama”.
/Elona Tereziu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *