Hoxhaj përballë kritikave të Komisionit të Punëve të Jashtme

Hoxhaj përballë kritikave të Komisionit të Punëve të Jashtme

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj do të raportojë sot para Albin Kurtit dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit për Punë të Jashtme në lidhje me politikën e jashtme të Kosovës. Hoxhaj është kritikuar për anashkalim të Kuvendit, si organi më i lartë legjislativ, pasi në disa raste nuk i është përgjigjur kërkesave të

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj do të raportojë sot para Albin Kurtit dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit për Punë të Jashtme në lidhje me politikën e jashtme të Kosovës.

Hoxhaj është kritikuar për anashkalim të Kuvendit, si organi më i lartë legjislativ, pasi në disa raste nuk i është përgjigjur kërkesave të Komisionit parlamentar.

Ai është kritikuar edhe për mosdorëzimin e notave verbale, strategjinë e plotë për njohjet, dhe  raportin financiar për fushatën e lobimit jashtë dhe brenda vendit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Gjthashtu pjesë e kritikave janë edhe  letrat që u ka dërguar homologëve të tij në bashkësinë ndërkombëtare për arrestimin e Hasan Abazit, Arben Murselit, dy policëve kosovarë në Dumnicë, ekstradimin e Shemsi Nuhiut dhe vrasjen e Selver Haradinajt, si dhe për Planin strategjik në  Akademinë Diplomatike.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar