1 Maji, KSL do të vazhdojë punën për të drejtat e punëtorëve

1 Maji, KSL do të vazhdojë punën për të drejtat e punëtorëve

Konfederata e Sindikatave të Lira në Shkup e ka konsideruar 1 Majin si ditë pune, me qëllim afrimin e lëvizjes sindikaliste me qytetarët. Kryetarja e KSL-së, Mirjana Andreska, deklaroi dje se organizata që ajo drejton do të vazhdojë aktivitetin për të përmirësuar zbatimin e të drejtave të punëtorëve. Ajo ritheksoi se qëllimi strategjik i sindikatës

Konfederata e Sindikatave të Lira në Shkup e ka konsideruar 1 Majin si ditë pune, me qëllim afrimin e lëvizjes sindikaliste me qytetarët.

Kryetarja e KSL-së, Mirjana Andreska, deklaroi dje se organizata që ajo drejton do të vazhdojë aktivitetin për të përmirësuar zbatimin e të drejtave të punëtorëve. Ajo ritheksoi se qëllimi strategjik i sindikatës është rritja anëtarësimit sindikal me punëtorë nga sektori privat.

“Ky sektor është ai i cili ka më shumë nevojë dhe më pak informacion rreth të drejtave të tyre”, është shprehur kryetarja Andreska.

Ajo informoi se KLS ka kryer një sondazh me personat të cilët punojnë, nga ku është mësuar se të punësuarit në sektorin privat janë të painformuar për të drejtat e tyre të punës dhe në mënyrë sindikale janë të paorganizuar.

/Romina Qama/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar